Çfarë është Forex?

Forex është shkurtesë për këmbimin e huaj valutor (nga gjuha angleze foreign exchange), një treg ku njerëzit mund të këmbejnë valutën e një shteti me valutën e shtetit tjetër. Ky këmbim është i domosdoshëm për të bërë pagesat e importeve dhe eksporteve si dhe për shitblerje të mallrave dhe shërbimeve në mes të dy shteteve. Ky treg quhet edhe “Tregu në vend”, (nga gjuha angleze Spot Market), që do të thotë se tregtohet aty për aty, me çmimin aktual të tregut.

Ky treg nuk ka qenë në dispozicion për investitor spekulativ ose tregtar të vegjël deri pas vitit 1994. Një investitor spekulativ ose një tregtar spekulativ është ai i cili mundohet të përfitoj nga lëvizja e çmimit në treg dhe nuk mendon që të mbajë një valutë për ndonjë kohë të gjatë. Deri para vitit 1994, madhësia minimale e transaksionit ishte 1 milion dollarë dhe kështu tregtarët e vegjël e kishin të pamundur të merrnin pjesë në këtë treg. Pas këtij viti, shumë ndërmjetës të tregjeve me pakice ju lejua që tu ofrojnë tregtarëve individual transaksione me vlera më të vogla, në mënyre që edhe ata të marrin pjesë në tregun e Forex.

Forex konsiderohet tregu më I madh financiar në botë. Më shumë se 1.5 trilion dollarë tregtohen çdo ditë në Forex.

Forex nuk ka një vendndodhje fizike dhe transaksionet bëhen përmes internetit ose telefonit, por ky treg përbëhet nga më shumë se 4500 banka ndërkombëtare dhe ndërmjetës me pakicë. Tregtarët individual që duan të përfitojnë nga ndryshimet e çmimit mund të qasen në këtë treg vetëm përmes një ndërmjetësi të Forex të cilët janë të rregulluar nga qeveritë e vendeve përkatëse.

Për të marrë pjesë në tregun e Forex, ju duhet një kapital fillestar i cili investohet te një ndërmjetës (broker) i caktuar, një laptop dhe internet. Ju mund të tregtoni në çdo kohë dhe në çdo vend, duke e përcaktuar vetë orarin e juaj të punës.

Pjesëmarrësit në Forex janë të vendosur në të gjithë botën. Interneti i ndihmon ata të kontrollojnë kuotat e çifteve të ndryshme të valutave nga tregtarë të ndryshëm. Qendrat kryesore financiare globale grumbullojnë tregjet më të mëdha të këmbimit valutor. Qytetet kryesore ku vendosen këto qendra janë Londra, Nju Jorku, Singapori, Tokio, Frankfurt, Hong Kong dhe Sidnej. Të gjithë ata performojnë si të ashtuquajturat qendra për tregtarët. Me qasjen në tregun ndërbankar të valutave, tregtarët zgjedhin një ndërmjetës Forex i cili i lidh ata me flukset ndërkombëtare.

Tregtimi Forex përfshin shumë njerëz dhe organizata. Disa prej tyre tregtojnë për të bërë fitime. Të tjerët tregtojnë për të mbrojtur rreziqet e tyre. Për më tepër, disa tregtarë përdorin valuta të huaja për të paguar mallrat dhe shërbimet e nevojshme.

Lojtarët kryesorë të FX janë super banka si Citi, UBS, Barclays, Deutsche Bank, Goldman Sachs dhe Bank of America. Këto banka, të njohura kolektivisht si tregu ndërbankar, mbledhin një sasi të madhe transaksionesh financiare çdo ditë.

Në valutë për qëllime biznesi marrin pjesë edhe kompani të mëdha tregtare. Shembuj të kompanive të tilla janë Apple, Facebook dhe Microsoft. Bashkimet dhe blerjet mes këtyre kompanive mund të krijojnë luhatje në kursin e këmbimit të valutave. Për shkak të bashkimeve dhe blerjeve ndërkombëtare ndërkufitare, ndodhin shumë konvertime të valutave dhe lëvizin çmimet.

Përveç super bankave dhe kompanive të mëdha tregtare, pjesëmarrës të vazhdueshëm të tregut Forex janë qeveritë dhe bankat qendrore si ECB (Banka Qendrore Evropiane), BoE (Banka e Anglisë) dhe Rezerva Federale.

Qeveritë kombëtare marrin pjesë në tregun Forex për të trajtuar rezervat valutore dhe për të ofruar operacione të ndryshme tregtare. Bankat qendrore ndikojnë në treg me politikën dhe deklaratat e tyre. Ata mund të kontrollojnë inflacionin dhe të përdorin normat e interesit për këtë qëllim.

Përveç një shumëllojshmërie të madhe bankash, kompanish shumëkombëshe dhe qeverish, ka edhe shumë investitorë që kërkojnë rrezik, të cilët janë gjithmonë të gatshëm të përfshihen në lloje të ndryshme spekulimesh.

Është më mirë të përqendrohemi në qëllimin e spekulimeve në treg për të sqaruar se çfarë është spekulimi. Ky veprim përfshin blerjen dhe shitjen e valutave me qëllim të fitimit.

Midis një game të gjerë të kërkuesve të rrezikut, janë tregtarët tipikë me pakicë. Ky grup përfshin individë, të cilët tregtojnë në baza ditore ose javore për të fituar sa më shumë para. Shumë prej tyre studiojnë lajmet ekonomike dhe politike, deklaratat bankare, publikimet statistikore dhe njoftimet publike, të cilat ndikojnë më së shumti në treg, për të parashikuar tendencën e mundshme në të ardhmen në lëvizjet e çmimeve të valutave. Tregtarët e tjerë preferojnë të mbështeten në treguesit teknikë duke i kushtuar më pak vëmendje asaj që po ndodh në botën e ekonomisë dhe financave. Ju gjithashtu mund t’i bashkoheni këtij grupi njerëzish me qëllim që të përfitoni nga luhatjet e çmimeve dhe të zhyteni thellë në rrjetin e institucioneve të ndryshme financiare.

STRUKTURA E TREGUT NDËRBANKAR – FOREX

Në krye të strukturës së tregut Forex është tregu ndërbankar, një treg i përbërë nga bankat më të mëdha botërore.

Këto banka dhe institucione financiare tregtojnë në mënyrë të sigurt me njëra-tjetrën nëpërmjet një platforme tregtare elektronike ndërbankare si për shembull “Electronic Broker Services” (EBS) ose Reuters Dealing. Brenda platformës, çdo bankë mund të shohë ofertën e kuotuar dhe çmimet e kërkuara për valuta të ndryshme nga bankat dhe institucionet e tjera konkurrente. Rrjedhimisht, të gjithë mund të blejnë ose shesin nga të gjithë të tjerët, por kjo nuk do të thotë domosdoshmërish se çdokush mund të bëjë marrëveshje me çmime të caktuara.

Ju mund të shihni menjëherë se si kjo krijon një konkurrencë të mirë midis bankave për të ofruar dhe kuotuar çmimet më të mira të mundshme për momentin.

Për shembull, nëse banka A beson se EURUSD do të rritet shpejt, atëherë është logjike që ajo të jetë e gatshme ta blejë atë me një çmim më të lartë se bankat e tjera. Kështu, banka A ofron çmimin më të mirë për dikë që dëshiron të shesë euron kundrejt USD.

Sigurisht, nuk është aq e thjeshtë në botën reale dhe ka disa kërkesa kapitali që çdo institucion financiar duhet të plotësojë përpara se të tregtojë në tregun ndërbankar, gjë që përcakton gjithashtu se si mund të tregtojë në tregun ndërbankar.

Tregu ndërbankar Forex është i strukturuar në mënyrë hierarkike, sipas kapitalit, aksesit në kredi dhe vëllimit të tregtuar për secilin pjesëmarrës në treg. Bankat kryesore në këto aspekte priren të marrin çmime më të mira, prandaj sa më e madhe të jetë banka aq më superiore do të priret të jetë në këto 3 aspekte. Atëherë mund të konkludojmë se në tregun valutor, sa më shumë para të keni, aq më shumë çmime do të merrni dhe aq më mirë do të jeni në një pozicion më të mirë për të fituar para.

Në radhe janë krijuesit e tregut me pakice, fondet tregtare dhe kompanitë komerciale.

Meqenëse këto institucione nuk kanë marrëdhënie të ngushta kredie me pjesëmarrësit e

tregut ndërbankar, ata duhet të bëjnë transaksionet e tyre përmes bankave tregtare. Kjo do të thotë se normat e tyre janë pak më të larta dhe më të shtrenjta sesa ata që janë pjesë e tregut ndërbankar.

Në fund të strukturës janë tregtarët me pakicë. Dikur ishte shumë e vështirë për ne pak

njerëzit të angazhohemi në tregun e Forex, por, në sajë të ardhjes së internetit, dhe platformave ndërmjetësuese elektronike, pengesat e vështira për të hyrë në tregtinë e Forex nuk ekzistojnë më.

Forex është tregu ku tregtohen valutat. Blerja e valutave duhet të mendohet sikurse blerja e aksioneve të një vendi te caktuar. Çmimi I një valute është reflektimi I drejtpërdrejte I shëndetit ekonomik të një vendi, dhe ju kur blini një valute të caktuar ju do të vini bast që ekonomia e një vendi është në ngritje, dhe kur t’i shisni valutat shpresojmë se do të përfundoni me fitim.

Si valuta Kryesore janë dollari amerikan (USD), euro (EUR), jeni japonez (JPY), paundi britanik (GBP), franku zviceran (CHF), dollari kanadez (CAD), dollari australian (AUD) dhe dollari I Zelandës së Re (NZD).

Simbolet e valutës kanë gjithmonë tre shkronja, ku dy shkronjat e para identifikojnë emrin e vendi dhe shkronja e tretë identifikon emrin e valutës së atij vendi.

Merrni NZD për shembull. NZ qëndron për Zelandën e Re (New Zeland), ndërsa D qëndron për dollarë.

Këto valuta quhen kryesore sepse kanë tregtim më të gjerë.

Tregtimi në Forex është blerja e një valute dhe shitja e një valute tjetër. Valutat tregtohen   përmes një platforme digjitale ndërmjetësuese,  dhe tregtohen në çifte; për shembull euro dhe dollarë (EUR / USD) ose paundi britanik dhe jeni japonez (GBP / JPY).

Kurset e këmbimit luhaten bazuar në valutën më të fortë në një moment të caktuar.

Çiftet kryesore të valutave

Çiftet e valutave të renditura më poshtë konsiderohen “valuta kryesore”. Të gjitha këto çifte përmbajnë dollarin amerikan (USD) në njërën anë dhe tregtohen më shpesh.

Çifti Vendi Nofka Internacionale
EUR/USD Zona Euro / SHBA euro/dollar
USD/JPY SHBA / Japonia dollar/yen
GBP/USD Britania e Madhe / SHBA paund/dollar
USD/CHF SHBA / Zvicra dollar/swissy
USD/CAD SHBA / Kanadaja dollar/loonie
AUD/USD Australia / SHBA aussie/dollar
NZD/USD Zelanda e Re / SHBA kiwi/dollar

Çiftet e valutave të kryqëzuara ose çiftet e vogla të valutave

Çiftet e valutave që nuk përmbajnë dollarin amerikan (USD) njihen si çifte të kryqëzuara të valutave ose thjesht si “kryqëzimet”.  Kryqëzimet kryesore rrjedhin nga tre Valutat kryesore jo-USD: EUR, JPY dhe GBP.

Kryqëzimet me Euro

Çifti Vendi Nofka internacionale
EUR/CHF Zona Euro / Zvicra euro/swissy
EUR/GBP Zona Euro / Britania e Madhe euro/pound
EUR/CAD Zona Euro / Kanadaja euro/loonie
EUR/AUD Zona Euro / Australia euro/aussie
EUR/NZD Zona Euro / Zelanda e Re euro/kiwi

Kryqëzimet me Jen

Çifti Vendi Nofka internacionale
EUR/JPY Zona Euro / Japonia euro/yen
GBP/JPY Britania e Madhe / Japonia pound/yen
CHF/JPY Zvicra / Japonia swissy/yen
CAD/JPY Kanadaja / Japonia loonie/yen
AUD/JPY Australia / Japonia aussie/yen
NZD/JPY Zelanda e Re / Japonia kiwi/yen

Kryqëzimet me Paund

Çifti Vendi Nofka internacionale
GBP/CHF Britania e Madhe / Zvicra pound/swissy
GBP/AUD Britania e Madhe / Australia pound/aussie
GBP/CAD Britania e Madhe / Kanadaja pound/loonie
GBP/NZD Britania e Madhe / Zelanda e Re pound/kiwi

Kryqëzime të tjera

Çifti Vendi Nofka internacionale
AUD/CHF Australia / Zvicra aussie/swissy
AUD/CAD Australia / Kanadaja aussie/loonie
AUD/NZD Australia / Zelanda e Re aussie/kiwi
CAD/CHF Kanadaja / Zvicra loonie/swissy
NZD/CHF Zelanda e Re / Zvicra kiwi/swissy
NZD/CAD Zelanda e Re / Kanadaja kiwi/loonie

Çiftet e valutave që nuk përmbajnë dollarin amerikan (USD) njihen si çifte të kryqëzuara të valutave ose thjesht si “kryqëzimet”.  Kryqëzimet kryesore rrjedhin nga tre Valutat kryesore jo-USD: EUR, JPY dhe GBP.

Kryqëzimet me Euro

Çifti Vendi Nofka internacionale
EUR/CHF Zona Euro / Zvicra euro/swissy
EUR/GBP Zona Euro / Britania e Madhe euro/pound
EUR/CAD Zona Euro / Kanadaja euro/loonie
EUR/AUD Zona Euro / Australia euro/aussie
EUR/NZD Zona Euro / Zelanda e Re euro/kiwi

Kryqëzimet me Jen

Çifti Vendi Nofka internacionale
EUR/JPY Zona Euro / Japonia euro/yen
GBP/JPY Britania e Madhe / Japonia pound/yen
CHF/JPY Zvicra / Japonia swissy/yen
CAD/JPY Kanadaja / Japonia loonie/yen
AUD/JPY Australia / Japonia aussie/yen
NZD/JPY Zelanda e Re / Japonia kiwi/yen

Kryqëzimet me Paund

Çifti Vendi Nofka internacionale
GBP/CHF Britania e Madhe / Zvicra pound/swissy
GBP/AUD Britania e Madhe / Australia pound/aussie
GBP/CAD Britania e Madhe / Kanadaja pound/loonie
GBP/NZD Britania e Madhe / Zelanda e Re pound/kiwi

Kryqëzime të tjera

Çifti Vendi Nofka internacionale
AUD/CHF Australia / Zvicra aussie/swissy
AUD/CAD Australia / Kanadaja aussie/loonie
AUD/NZD Australia / Zelanda e Re aussie/kiwi
CAD/CHF Kanadaja / Zvicra loonie/swissy
NZD/CHF Zelanda e Re / Zvicra kiwi/swissy
NZD/CAD Zelanda e Re / Kanadaja kiwi/loonie

Çiftet ekzotike

Çiftet ekzotike përbëhen nga një valute kryesore kur çiftëzohet me valutën e një ekonomie në zhvillim, të tilla si Brazili, Meksika ose Hungaria.

Çiftet ekzotike

Çifti Vendi Nofka internacionale
USD/HKD SHBA / Hong Kongu
USD/SGD SHBA / Singapori
USD/ZAR SHBA / Afrika e Jugut dollar/rand
USD/THB SHBA / Tajlanda dollar/baht
USD/MXN SHBA / Meksika dollar/peso
USD/DKK SHBA / Danimarka dollar/krone
USD/SEK SHBA / Suedia
USD/NOK SHBA / Norvegjia

Çiftet ekzotike nuk tregtohen shumë sa “kryesoret” ose

“kryqëzimet”, kështu që kostot e transaksionit që lidhen me tregtimin e këtyre çifteve janë zakonisht më të mëdha.

Psh. transaksionet e ekzotikeve   janë dy ose tre herë më të mëdha se ajo e EUR / USD.

Si të operoni në Forex?

Siç u tha më parë, një ndërmjetës (broker) u jep tregtarëve qasje në tregun Forex. Ndërmjetësit janë kompanitë që lidhin njerëzit dhe tregun ndërbankar ku ndodhin të gjitha proceset e tregtimit. Përmes  një ndërmjetësi çdokush mund të tregtojë në Forex.

Ndërmjetësit ofrojnë shërbime për tregtime të sigurta dhe programe softuerike, ku tregtarët janë në gjendje të shohin kuotat e valutave në kohë reale, si dhe të bëjnë porosi për blerje ose shitje të pozicioneve (valutave) vetëm me disa klikime.

Për të filluar një karrierë tregtare, mjafton të hapni një llogari me ndërmjetësin Forex të preferencave tuaja. Përveç ndërmjetësit, ju duhet të shkarkoni edhe aplikacionin Meta Trader 5 dhe ta lidhni me llogarinë tuaj. Ndërmjetësit e rregulluar janë ata që janë të regjistruar në organin rregullator financiar të vendit të tyre (për shembull FCA në Mbretërinë e Bashkuar) dhe që duhet të respektojnë rregullat e përcaktuara nga ai organ. … Ndërmjetësit e parregulluar, nga ana tjetër, nuk duhet të respektojnë asnjë rregull, por mund të sillen në çdo mënyrë që ata e shohin të arsyeshme. Duhet të keni kujdes kur përzgjidhni ndërmjetësin, ai gjithmonë duhet të jetë i rregulluar. Një nga ndërmjetësit që ne përdorim është www.icmarkets.com, një ndërmjetës i rregulluar.

ÇFARË ËSHTË PIP DHE PIPETA?

Njësia e matjes për të shprehur ndryshimin e vlerës midis dy valutave quhet një

“Pip”. Në gjuhën angleze “Price Interest Point” qe do të thotë Pika e Interesit të Çmimit.

Nëse EUR / USD lëviz nga 1.2250 në 1.2251, ky është një pip. Një pip është shifra e fundit dhjetore e një çmimi të caktuar.

Zakonisht çiftet e valutave janë me 4 shifra pas presjes dhjetore përveç jenit japonez i cili është me dy. Kemi çifte valutash edhe me 5 ose 3 shifra pas presjes dhjetore. Ne këto raste shifra e fundit dhjetore quhet Pipeta. Për shembull, nëse GBP / USD lëviz nga 1.51542 në 1.51543, ajo lëviz një Pipetë .

LOTI

Kur tregtari ekzekuton një tregtim në Forex, tregtari blen ose shet valutën në njësi që quhen “lot” (një sasi e caktuar parash).

Loti në tregtimin në Forex është një njësi matëse që standardizon madhësinë e tregtimit. Ndryshimi në vlerën e një valute në krahasim me një tjetër matet me pipa, të cilët janë numri i katërt dhjetor dhe për rrjedhojë masa shumë të vogla. Kjo do të thotë se tregtimi i një njësie të vetme nuk është i zbatueshëm, kështu që ekzistojnë Lotet për t’u mundësuar njerëzve të tregtojnë këto lëvizje të vogla në tufa të mëdha.

Vlera e një loti përcaktohet nga një bursë ose një rregullator i ngjashëm tregu, i cili siguron që të gjithë të tregtojnë një shumë të caktuar dhe të dinë se sa mjete financiare po tregtojnë kur hapin një pozicion.

Lotet ndahen në tri madhësi – standarde, mini, mikro – për t’u dhënë tregtarëve më shumë kontroll mbi sasinë e ekspozimit që kanë. Loti standard ka 100 000 njësi të valutës, loti mini 10000 njësi dhe loti mikri 1000 njësi.

Kur ju blini ose shisni një lot të rregullt, ju paguheni 10 dollarë, kurse për mini lot ju paguheni 1 dollarë.

Për shembull, nëse jemi duke blerë ose këmbyer një lot në çiftin e valutave EUR/USD, me një kurs këmbimi 1.28 dollarë për 1 euro, ose pika e çmimit 1.28, ne do të hynim në treg në këtë pikë. Do të shihni që valuta ka lëvizur në favorin tonë deri në 1.2840, në të cilën pikë ne kemi vendosur të dalim nga tregtimi, duke shitur lotin tonë për një profit prej 40 pip-a. Për të barazuar 40 pip-a me vlere monetare, mbajeni mend këtë: 1 pip = përafërsisht 10 dollarë në një lot të rregullt prej 100.000 dollarë ose 1 dollarë në një mini lot prej 10.000 dollarë. Nëse kemi fituar 40 pip-a në këtë transaksion, ne kemi bërë 40 pip-a x 10$ = 400$ në llogarinë prej 100.000 dollarë ose 40 pip-a x 1 dollarë = 40 dollarë në llogarinë prej 10.000 dollarë.

Depozita minimale për të tregtuar me levë është 1% që do të thotë se sa herë tregtoni me 100.000 Lot, ju duhet të keni 1000 dollarë në në margjinën e llogarisë tuaj. Për mini lot ju duhet të keni minimum 100$ në margjinën e llogarisë tuaj.

LEVA

Shumë tregtarë në Forex tregtojnë me atë që duhet leva (nga gjuha angleze “leverage”).  Leva do të thotë të huazosh para nga ndërmjetësi për të tregtuar. Ju e merrni levën duke bërë një depozitë tek ndërmjetësi I Forex I cili më pas ju lejon të tregtoni me paratë e ndërmjetësit. Duhet ta mendoni në këtë mënyrë sikur ndërmjetësi i juaj është një bankë që do ju japë 100000 dollarë për të blerë valuta. Ajo që kërkon banka nga ju është që ju të jepni 1000 dollarë si depozitë mirëbesimi, ku banka do ti mbajë por jo domosdoshmërish ti marrë. Kështu funksionin sistemi i levave në Forex, ku 1000 dollarë përdoren si levë për të tregtuar një shumë, shumë më të madhe.

Ndërmjetësi i juaj  do të kërkojë një depozitë tregtare, e njohur gjithashtu si “margjine llogarie” ose “margjine fillestare”. Pasi të keni depozituar paratë tuaja, atëherë ju do të jeni në gjendje të tregtoni. Ndërmjetësuesi do të specifikojë sa kërkojnë ata për pozicionin e tregtuar.

Për shembull, nëse leva e lejuar është 100: 1 (ose kërkohet 1% e pozicionit), dhe ju dëshironi tregtoni një pozicion me vlerë $100,000, por ju keni vetëm $5,000 në llogarinë tuaj. Nuk ka problem pasi ndërmjetësuesi i juaj do të linte mënjanë $1,000 si parapagim, ose “margjinë”, dhe ju lejon të “merrni hua” pjesën tjetër. Sigurisht, çdo humbje ose fitim do të zbritet ose shtohet në gjendjen e llogarisë tuaj.

Siguria minimale (margjina) për secilën pjesë do të ndryshojë nga ndërmjetësuesi në ndërmjetësues. Në shembullin e mësipërm, ndërmjetësi kërkoi një diferencë prej një për qind. Kjo do të thotë që për çdo 100,000 dollarë të tregtuar, ndërmjetësuesi dëshiron 1,000 dollarë si depozitë në pozicion.

PËRHAPJA (SPREAD)

Edhe pse ndërmjetësit ju sigurojnë që tregtimet e Forex përmes tyre janë pa komisione është e rëndësishme të dini se ka një kosto të përfshirë aty. Kjo kosto quhet “përhapje” (nga gjuha angleze “spread”), të cilën do ta paguani për të hyrë në Forex. Përhapja është diferenca në mes të çmimit të blerjes dhe çmimit të shitjes për një valutë të caktuar.

Paramendojeni sikur jeni në një ankand ku ka disa blerës për një gjë të caktuar. Drejtuesi I ankandit shpreson që këtë gjësend ta shesë për 10 dollarë dhe po pret ofertat. Një ofertues ofron 4 dollarë. Diferenca në mes të ofertës 4 dollarë dhe çmimit të kërkesës 10 dollarë është 6 dollarë, dhe kjo quhet përhapje. Derisa ofertat afrohen më afër çmimit kërkues, përhapja ngushtohet. Kur oferta bëhet 9.95 dollarë, përhapja është 0.05 dollarë dhe kur ofertuesi pranon ta blejë për 10 dollarë dhe shitësi ta shesë, ky quhet transaksion. Përhapje ka në të gjitha çiftet e valutave që tregtohet, me një mesatare 3 deri ne 6 pip-a, (PIP, nga gjuha angleze, “price interest point”, pika e interesit të çmimit, apo njësia më e vogël matëse në Forex), sidomos në valutat kryesore botërore. Valutat nga vendet më të vogla dhe mund të kenë përhapje prej 500 deri në 1000 pip-a. Ndërmjetësi e mban përhapjen, që është diferenca në mes të çmimit të blerjes dhe shitjes. Kjo ndodh kur një tregtar futet në tregtim dhe pas ekzekutimit, nëse tregtimi nuk shkon në favorin e tij, përhapja I zbritet nga llogaria e tij. Një shembull: Nëse çmimi I shitjes është 4 pip-a më poshtë, apo 40 dollarë më pak se sa çmimi I blerjes, dhe ju e blini një valutë dhe e shisni pa u bërë asnjë lëvizje, ju do të humbisni 40 dollarë apo 4 pip-a. Për të mos fituar ose humbur asgjë, tregu duhet të lëviz 4 pip-a në favorin tuaj. Për të fituar, tregu duhet të lëviz më shumë se 4 pip-a në favorin tuaj.

LLOGARITJA E FITIMIT DHE HUMBJES

Duke ditur vlerën e pipit dhe levës tani mund të bëjmë edhe llogaritjen e fitimit dhe humbjes.

Le të blejmë dollarë amerikanë dhe të shesim franga zvicerane.

  1. Shkalla që ju citoni është 1.4525 / 1.4530. Sepse ju po blini dollarë amerikanë dhe do të merrni çmimin e “kërkesës” prej 1.4530, ose normën me të cilën tregtarët janë të përgatitur

për të shitur.

  1. Pra, blini 1 lot standard (100,000 njësi) në 1.4530.
  2. Disa orë më vonë, çmimi lëviz në 1.4550 dhe ju vendosni të mbyllni tregtimin tuaj.
  3. Kuota e re për USD / CHF është 1.4550 / 1.4555. Meqenëse jeni duke mbyllur tregtimin tuaj dhe ju fillimisht keni blerë për të hyrë në tregtim, tani keni shitur në mënyrë që të mbyllni tregtimin kështu që ju duhet të merrni çmimin e “ofertës” prej 1.4550. Tregtarët e çmimeve janë të përgatitur të blejnë me të.
  4. Dallimi midis 1.4530 dhe 1.4550 është .0020 ose 20 pipa.
  5. Duke përdorur formulën tonë nga më parë, tani kemi (.0001 / 1.4550) x 100,000 = 6,87 dollarë për

pip x 20 pipa = 137,40 dollarë

  1. Mos harroni, kur hyni ose dilni nga një tregtim, ju jeni subjekt i përhapjes në mes të ofertës dhe kërkesës. Kur blini një valute, do të përdorni çmimin e ofertës dhe kur shisni një valutë ju do të përdorni çmimin e kërkesës.