Forex konsiderohet tregu më I madh financiar në botë. Më shumë se 1.5 trilion dollarë tregtohen çdo ditë në Forex.

Forex nuk ka një vendndodhje fizike dhe transaksionet bëhen përmes internetit ose telefonit, por ky treg përbëhet nga më shumë se 4500 banka ndërkombëtare dhe ndërmjetës me pakicë. Tregtarët individual që duan të përfitojnë nga ndryshimet e çmimit mund të qasen në këtë treg vetëm përmes një ndërmjetësi të Forex të cilët janë të rregulluar nga qeveritë e vendeve përkatëse.

Për të marrë pjesë në tregun e Forex, ju duhet një kapital fillestar i cili investohet te një ndërmjetës (broker) i caktuar, një laptop dhe internet. Ju mund të tregtoni në çdo kohë dhe në çdo vend, duke e përcaktuar vetë orarin e juaj të punës.

Pjesëmarrësit në Forex janë të vendosur në të gjithë botën. Interneti i ndihmon ata të kontrollojnë kuotat e çifteve të ndryshme të valutave nga tregtarë të ndryshëm. Qendrat kryesore financiare globale grumbullojnë tregjet më të mëdha të këmbimit valutor. Qytetet kryesore ku vendosen këto qendra janë Londra, Nju Jorku, Singapori, Tokio, Frankfurt, Hong Kong dhe Sidnej. Të gjithë ata performojnë si të ashtuquajturat qendra për tregtarët. Me qasjen në tregun ndërbankar të valutave, tregtarët zgjedhin një ndërmjetës Forex i cili i lidh ata me flukset ndërkombëtare.