ÇFARË ËSHTË FOREX?
Forex është shkurtesë për këmbimin e huaj valutor (nga gjuha angleze foreign exchange), një treg ku njerëzit mund të këmbejnë valutën e një shteti me valutën e shtetit tjetër. Ky këmbim është i domosdoshëm për të bërë pagesat e importeve dhe eksporteve si dhe për shitblerje të mallrave dhe shërbimeve në mes të dy shteteve. Ky treg quhet edhe “Tregu në vend”, (nga gjuha angleze Spot Market), që do të thotë se tregtohet aty për aty, me çmimin aktual të tregut.
Ky treg nuk ka qenë në dispozicion për investitor spekulativ ose tregtar të vegjël deri pas vitit 1994. Një investitor spekulativ ose një tregtar spekulativ është ai i cili mundohet të përfitoj nga lëvizja e çmimit në treg dhe nuk mendon që të mbajë një valutë për ndonjë kohë të gjatë. Deri para vitit 1994, madhësia minimale e transaksionit ishte 1 milion dollarë dhe kështu tregtarët e vegjël e kishin të pamundur të merrnin pjesë në këtë treg. Pas këtij viti, shumë ndërmjetës të tregjeve me pakice ju lejua që tu ofrojnë tregtarëve individual transaksione me vlera më të vogla, në mënyre që edhe ata të marrin pjesë në tregun e Forex.
Forex konsiderohet tregu më I madh financiar në botë. Më shumë se 1.5 trilion dollarë tregtohen çdo ditë në Forex.
Forex nuk ka një vendndodhje fizike dhe transaksionet bëhen përmes internetit ose telefonit, por ky treg përbëhet nga më shumë se 4500 banka ndërkombëtare dhe ndërmjetës me pakicë. Tregtarët individual që duan të përfitojnë nga ndryshimet e çmimit mund të qasen në këtë treg vetëm përmes një ndërmjetësi të Forex të cilët janë të rregulluar nga qeveritë e vendeve përkatëse.
Për të marrë pjesë në tregun e Forex, ju duhet një kapital fillestar i cili investohet te një ndërmjetës (broker) i caktuar, një laptop dhe internet. Ju mund të tregtoni në çdo kohë dhe në çdo vend, duke e përcaktuar vetë orarin e juaj të punës.
Pjesëmarrësit në Forex janë të vendosur në të gjithë botën. Interneti i ndihmon ata të kontrollojnë kuotat e çifteve të ndryshme të valutave nga tregtarë të ndryshëm. Qendrat kryesore financiare globale grumbullojnë tregjet më të mëdha të këmbimit valutor. Qytetet kryesore ku vendosen këto qendra janë Londra, Nju Jorku, Singapori, Tokio, Frankfurt, Hong Kong dhe Sidnej. Të gjithë ata performojnë si të ashtuquajturat qendra për tregtarët. Me qasjen në tregun ndërbankar të valutave, tregtarët zgjedhin një ndërmjetës Forex i cili i lidh ata me flukset ndërkombëtare.
Tregtimi Forex përfshin shumë njerëz dhe organizata. Disa prej tyre tregtojnë për të bërë fitime. Të tjerët tregtojnë për të mbrojtur rreziqet e tyre. Për më tepër, disa tregtarë përdorin valuta të huaja për të paguar mallrat dhe shërbimet e nevojshme.
Lojtarët kryesorë të FX janë super banka si Citi, UBS, Barclays, Deutsche Bank, Goldman Sachs dhe Bank of America. Këto banka, të njohura kolektivisht si tregu ndërbankar, mbledhin një sasi të madhe transaksionesh financiare çdo ditë.
Në valutë për qëllime biznesi marrin pjesë edhe kompani të mëdha tregtare. Shembuj të kompanive të tilla janë Apple, Facebook dhe Microsoft. Bashkimet dhe blerjet mes këtyre kompanive mund të krijojnë luhatje në kursin e këmbimit të valutave. Për shkak të bashkimeve dhe blerjeve ndërkombëtare ndërkufitare, ndodhin shumë konvertime të valutave dhe lëvizin çmimet.
Përveç super bankave dhe kompanive të mëdha tregtare, pjesëmarrës të vazhdueshëm të tregut Forex janë qeveritë dhe bankat qendrore si ECB (Banka Qendrore Evropiane), BoE (Banka e Anglisë) dhe Rezerva Federale.
Qeveritë kombëtare marrin pjesë në tregun Forex për të trajtuar rezervat valutore dhe për të ofruar operacione të ndryshme tregtare. Bankat qendrore ndikojnë në treg me politikën dhe deklaratat e tyre. Ata mund të kontrollojnë inflacionin dhe të përdorin normat e interesit për këtë qëllim.
Përveç një shumëllojshmërie të madhe bankash, kompanish shumëkombëshe dhe qeverish, ka edhe shumë investitorë që kërkojnë rrezik, të cilët janë gjithmonë të gatshëm të përfshihen në lloje të ndryshme spekulimesh.
Është më mirë të përqendrohemi në qëllimin e spekulimeve në treg për të sqaruar se çfarë është spekulimi. Ky veprim përfshin blerjen dhe shitjen e valutave me qëllim të fitimit.
Midis një game të gjerë të kërkuesve të rrezikut, janë tregtarët tipikë me pakicë. Ky grup përfshin individë, të cilët tregtojnë në baza ditore ose javore për të fituar sa më shumë para. Shumë prej tyre studiojnë lajmet ekonomike dhe politike, deklaratat bankare, publikimet statistikore dhe njoftimet publike, të cilat ndikojnë më së shumti në treg, për të parashikuar tendencën e mundshme në të ardhmen në lëvizjet e çmimeve të valutave. Tregtarët e tjerë preferojnë të mbështeten në treguesit teknikë duke i kushtuar më pak vëmendje asaj që po ndodh në botën e ekonomisë dhe financave. Ju gjithashtu mund t’i bashkoheni këtij grupi njerëzish me qëllim që të përfitoni nga luhatjet e çmimeve dhe të zhyteni thellë në rrjetin e institucioneve të ndryshme financiare.
STRUKTURA E TREGUT NDËRBANKAR – FOREX
Në krye të strukturës së tregut Forex është tregu ndërbankar, një treg i përbërë nga bankat më të mëdha botërore.
Këto banka dhe institucione financiare tregtojnë në mënyrë të sigurt me njëra-tjetrën nëpërmjet një platforme tregtare elektronike ndërbankare si për shembull “Electronic Broker Services” (EBS) ose Reuters Dealing. Brenda platformës, çdo bankë mund të shohë ofertën e kuotuar dhe çmimet e kërkuara për valuta të ndryshme nga bankat dhe institucionet e tjera konkurrente. Rrjedhimisht, të gjithë mund të blejnë ose shesin nga të gjithë të tjerët, por kjo nuk do të thotë domosdoshmërish se çdokush mund të bëjë marrëveshje me çmime të caktuara.
Ju mund të shihni menjëherë se si kjo krijon një konkurrencë të mirë midis bankave për të ofruar dhe kuotuar çmimet më të mira të mundshme për momentin.
Për shembull, nëse banka A beson se EURUSD do të rritet shpejt, atëherë është logjike që ajo të jetë e gatshme ta blejë atë me një çmim më të lartë se bankat e tjera. Kështu, banka A ofron çmimin më të mirë për dikë që dëshiron të shesë euron kundrejt USD.
Sigurisht, nuk është aq e thjeshtë në botën reale dhe ka disa kërkesa kapitali që çdo institucion financiar duhet të plotësojë përpara se të tregtojë në tregun ndërbankar, gjë që përcakton gjithashtu se si mund të tregtojë në tregun ndërbankar.
Tregu ndërbankar Forex është i strukturuar në mënyrë hierarkike, sipas kapitalit, aksesit në kredi dhe vëllimit të tregtuar për secilin pjesëmarrës në treg. Bankat kryesore në këto aspekte priren të marrin çmime më të mira, prandaj sa më e madhe të jetë banka aq më superiore do të priret të jetë në këto 3 aspekte. Atëherë mund të konkludojmë se në tregun valutor, sa më shumë para të keni, aq më shumë çmime do të merrni dhe aq më mirë do të jeni në një pozicion më të mirë për të fituar para.
Në radhe janë krijuesit e tregut me pakice, fondet tregtare dhe kompanitë komerciale.
Meqenëse këto institucione nuk kanë marrëdhënie të ngushta kredie me pjesëmarrësit e
tregut ndërbankar, ata duhet të bëjnë transaksionet e tyre përmes bankave tregtare. Kjo do të thotë se normat e tyre janë pak më të larta dhe më të shtrenjta sesa ata që janë pjesë e tregut ndërbankar.
Në fund të strukturës janë tregtarët me pakicë. Dikur ishte shumë e vështirë për ne pak
njerëzit të angazhohemi në tregun e Forex, por, në sajë të ardhjes së internetit, dhe platformave ndërmjetësuese elektronike, pengesat e vështira për të hyrë në tregtinë e Forex nuk ekzistojnë më.
Forex është tregu ku tregtohen valutat. Blerja e valutave duhet të mendohet sikurse blerja e aksioneve të një vendi te caktuar. Çmimi I një valute është reflektimi I drejtpërdrejte I shëndetit ekonomik të një vendi, dhe ju kur blini një valute të caktuar ju do të vini bast që ekonomia e një vendi është në ngritje, dhe kur t’i shisni valutat shpresojmë se do të përfundoni me fitim.
Si valuta Kryesore janë dollari amerikan (USD), euro (EUR), jeni japonez (JPY), paundi britanik (GBP), franku zviceran (CHF), dollari kanadez (CAD), dollari australian (AUD) dhe dollari I Zelandës së Re (NZD).
Simbolet e valutës kanë gjithmonë tre shkronja, ku dy shkronjat e para identifikojnë emrin e vendi dhe shkronja e tretë identifikon emrin e valutës së atij vendi.
Merrni NZD për shembull. NZ qëndron për Zelandën e Re (New Zeland), ndërsa D qëndron për dollarë.
Këto valuta quhen kryesore sepse kanë tregtim më të gjerë.
Tregtimi në Forex është blerja e një valute dhe shitja e një valute tjetër. Valutat tregtohen përmes një platforme digjitale ndërmjetësuese, dhe tregtohen në çifte; për shembull euro dhe dollarë (EUR / USD) ose paundi britanik dhe jeni japonez (GBP / JPY).
Kurset e këmbimit luhaten bazuar në valutën më të fortë në një moment të caktuar.
Çiftet kryesore të valutave
Çiftet e valutave të renditura më poshtë konsiderohen “valuta kryesore”. Të gjitha këto çifte përmbajnë dollarin amerikan (USD) në njërën anë dhe tregtohen më shpesh.
Çifti | Vendi | Nofka Internacionale |
EUR/USD | Zona Euro / SHBA | euro/dollar |
USD/JPY | SHBA / Japonia | dollar/yen |
GBP/USD | Britania e Madhe / SHBA | paund/dollar |
USD/CHF | SHBA / Zvicra | dollar/swissy |
USD/CAD | SHBA / Kanadaja | dollar/loonie |
AUD/USD | Australia / SHBA | aussie/dollar |
NZD/USD | Zelanda e Re / SHBA | kiwi/dollar |
Çiftet e valutave të kryqëzuara ose çiftet e vogla të valutave
Çiftet e valutave që nuk përmbajnë dollarin amerikan (USD) njihen si çifte të kryqëzuara të valutave ose thjesht si “kryqëzimet”. Kryqëzimet kryesore rrjedhin nga tre Valutat kryesore jo-USD: EUR, JPY dhe GBP.
Kryqëzimet me Euro
Çifti | Vendi | Nofka internacionale |
EUR/CHF | Zona Euro / Zvicra | euro/swissy |
EUR/GBP | Zona Euro / Britania e Madhe | euro/pound |
EUR/CAD | Zona Euro / Kanadaja | euro/loonie |
EUR/AUD | Zona Euro / Australia | euro/aussie |
EUR/NZD | Zona Euro / Zelanda e Re | euro/kiwi |
Kryqëzimet me Jen
Çifti | Vendi | Nofka internacionale |
EUR/JPY | Zona Euro / Japonia | euro/yen |
GBP/JPY | Britania e Madhe / Japonia | pound/yen |
CHF/JPY | Zvicra / Japonia | swissy/yen |
CAD/JPY | Kanadaja / Japonia | loonie/yen |
AUD/JPY | Australia / Japonia | aussie/yen |
NZD/JPY | Zelanda e Re / Japonia | kiwi/yen |
Kryqëzimet me Paund
Çifti | Vendi | Nofka internacionale |
GBP/CHF | Britania e Madhe / Zvicra | pound/swissy |
GBP/AUD | Britania e Madhe / Australia | pound/aussie |
GBP/CAD | Britania e Madhe / Kanadaja | pound/loonie |
GBP/NZD | Britania e Madhe / Zelanda e Re | pound/kiwi |
Kryqëzime të tjera
Çifti | Vendi | Nofka internacionale |
AUD/CHF | Australia / Zvicra | aussie/swissy |
AUD/CAD | Australia / Kanadaja | aussie/loonie |
AUD/NZD | Australia / Zelanda e Re | aussie/kiwi |
CAD/CHF | Kanadaja / Zvicra | loonie/swissy |
NZD/CHF | Zelanda e Re / Zvicra | kiwi/swissy |
NZD/CAD | Zelanda e Re / Kanadaja | kiwi/loonie |
Çiftet ekzotike
Çiftet ekzotike përbëhen nga një valute kryesore kur çiftëzohet me valutën e një ekonomie në zhvillim, të tilla si Brazili, Meksika ose Hungaria.
Çiftet ekzotike
Çifti | Vendi | Nofka internacionale |
USD/HKD | SHBA / Hong Kongu | |
USD/SGD | SHBA / Singapori | |
USD/ZAR | SHBA / Afrika e Jugut | dollar/rand |
USD/THB | SHBA / Tajlanda | dollar/baht |
USD/MXN | SHBA / Meksika | dollar/peso |
USD/DKK | SHBA / Danimarka | dollar/krone |
USD/SEK | SHBA / Suedia | |
USD/NOK | SHBA / Norvegjia |
Çiftet ekzotike nuk tregtohen shumë sa “kryesoret” ose
“kryqëzimet”, kështu që kostot e transaksionit që lidhen me tregtimin e këtyre çifteve janë zakonisht më të mëdha.
Psh. transaksionet e ekzotikeve janë dy ose tre herë më të mëdha se ajo e EUR / USD.
Si të operoni në Forex?
Siç u tha më parë, një ndërmjetës (broker) u jep tregtarëve qasje në tregun Forex. Ndërmjetësit janë kompanitë që lidhin njerëzit dhe tregun ndërbankar ku ndodhin të gjitha proceset e tregtimit. Përmes një ndërmjetësi çdokush mund të tregtojë në Forex.
Ndërmjetësit ofrojnë shërbime për tregtime të sigurta dhe programe softuerike, ku tregtarët janë në gjendje të shohin kuotat e valutave në kohë reale, si dhe të bëjnë porosi për blerje ose shitje të pozicioneve (valutave) vetëm me disa klikime.
Për të filluar një karrierë tregtare, mjafton të hapni një llogari me ndërmjetësin Forex të preferencave tuaja. Përveç ndërmjetësit, ju duhet të shkarkoni edhe aplikacionin Meta Trader 5 dhe ta lidhni me llogarinë tuaj. Ndërmjetësit e rregulluar janë ata që janë të regjistruar në organin rregullator financiar të vendit të tyre (për shembull FCA në Mbretërinë e Bashkuar) dhe që duhet të respektojnë rregullat e përcaktuara nga ai organ. … Ndërmjetësit e parregulluar, nga ana tjetër, nuk duhet të respektojnë asnjë rregull, por mund të sillen në çdo mënyrë që ata e shohin të arsyeshme. Duhet të keni kujdes kur përzgjidhni ndërmjetësin, ai gjithmonë duhet të jetë i rregulluar. Një nga ndërmjetësit që ne përdorim është www.icmarkets.com, një ndërmjetës i rregulluar.